Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, i tha kryesueses së seancës, Saranda Bogujevcit, që sipas tij e ka vendosur një praktikë, që “ministrave t’ua japë fjalën të flasin sa të duan, dhe të tjerëve jo”.
“Replikë ka dy minuta, kur ka kundër replikë është 1 minutë”, tha Hamza në seancën e sotme që po vazhdon me pikat e papërfunduara gjatë së hënës.
Bogujevci ia ktheu duke i thënë ‘jam e vetëdijshme për pjesën e rregullores në çështjen e replikave’.
“Nuk e di ku kam gabuar por ashtu ka qenë. Në respektim të fjalës së secilit, në shumicën e rasteve ua kam mundësuar ta përfundojnë fjalën. Më vjen keq por nuk e di ku bëra shkelja në këtë rast, në dy kundër replika, nga 1 minutë për secilën”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.