Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se subjekti të cilit ai i takon nuk ka pasur fare rol në rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe se fajtorët për votimin e mocionit janë vetë akterët e ish-koalicionit qeverisës.
“PDK nuk i ka kontribuar situatës së rrëzimit të qeverisë. Ata e kanë rrëzuar vetë qeverinë e tyre. Nuk kemi patur fare rol”, tha Hamza, në emisionin Pressing në T7.
Tutje Hamza ka thënë se qeveria e kaluar do të mbajë rekorde famëkeqe.
“Për kohëzgjatjen e qeverisë nuk mund tia thyejë askush këtë rekord. Edhe numri i votave për rrëzimin e qeverisë ishte shumë i madh. Ata duhet tia bëjnë pyetje vetes, pse të gjithë ishin kundër neve?”, shtoi ai.
Hamza tregoi se PDK ka pasur raste kur partitë tjera kanë qenë kundër saj, por ai thotë se PDK asnjëherë nuk ka qenë kundër asnjë partie.
“Ne nuk kemi qenë kundër askujt. Madje u kemi bërë thirrje të tjerëve për të ardhur me ne në pushtet”, dekalroi Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.