Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK është e gatshme për një takim gjithëpërfshirës – të thirrur nga presidentja – për zgjidhjen e bllokadës politike aktuale.
Pas një mbledhjeje të zhvilluar në selinë e PDK-së, Hamza iu përgjigj shkurtimisht pyetjes së gazetarëve, duke theksuar se PDK e ka kërkuar këtë takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
“Komunikata e përmbledh krejt qëndrimet e kryesisë së PDK-së dhe shpjegon më së mire ato se çka PDK për çka qëndron edhe çka kërkon. Mbi të gjitha ne jemi të interesuar që të mos kemi vakum institucional, vendi të ketë institucione edhe normalisht që të trajtohen prioritete edhe temat të cilat i ka vendi”, ka thënë Hamza.Në një komunikatë të lëshuar nga PDK, partia ka theksuar se roli i presidentes është kyç për zhbllokimin e situatës politike dhe institucionalizimin e vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.