Deputeti dhe njëherësh nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Direkt , në ATV, ka folur në lidhje ndaj qëndrimit të Kryeministrit Albin Kurti, për dialogun me Serbinë.
Hamza, ndërkohë që tha se alternativa e vetme është dialogu me palën serbe, ai përmendi se Kurti nuk mund të i shmanget dialogut pavarësisht renditjes që ai e bën.
“Nuk mundemi me thanë që dialogu nuk qenka prioritet, realisht para të gjitha punëve tjera po merresh me dialogun, ndoshta jo direkt dialog por për temën e dialogut, me faktorë të rëndësishëm, si pjesë e këtij procesi.
Dialogu është alternative e vetme, për adresimin e këtij problemi mjaft kompleks.
Kryeministri i Kosovës duhet të i ushtrojë detyrat e veta ligjore dhe ne si opozitë do ta japim kontributin tonë do ta përkrahim institucionet e vendit tonë, në momentin kur ne bindemi që kjo është ajo e duhura për vendin tonë d.m.th. është e pranueshme.
Ti rendite ku të duash, në rend të parë, të dytë, të tretë apo të gjashtë prapë se prapë ai të vjen në tavolinë dhe ti ke me u merr me të, prandaj duhet të sillemi me përgjegjësi dhe të jemi të kujdesshëm që me veprime tona të bëjmë efekte pozitive e jo diçka që mund të sjell ndonjë efekt negative”– u deklarua Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.