×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza në Reçak: Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj me çdo kusht, do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 10:59

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

    Hamza ka thënë se Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht.

    Ai ka treguar se do ta ndërtojë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë. Hamza ka thënë se e vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme.

    “Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut! Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht. Si simbol të përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë.

    E vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme.”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!