Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së Hashim Thaçit në “Dukagjini”.
Ai ka thënë se fjalët e Thaçit ishin emocionuese, duke shtuar se ai shënoi një epikë edhe sonte si një hero.
Tutje, Hamza tha se Thaçin dhe të tjerët i presin më 16 shtator.
“Jashtëzakonisht shumë emocionuese fjalët e një heroi që shënoi një epokë dhe që sonte, edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi. Një jetë në shërbim të lirisë, shtetit dhe historisë së Kosovës nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces dhe nga asnjë distance. Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe. Liria ka emër”, ka thënë ai.
Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë