×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet lokale

    Hamza për kandidatin e PDK’së në Mitrovicë: Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm

    Reporteri
    30 Qershor 2025 | 19:50

    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka publikuar një postim mbështetes për Arian Tahirin si kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale në tetor.

    “Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës!”, shkruan Hamza.

    Ai e ka lavdëruar kandidatin Tahiri, duke thënë se “ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi”.

    “Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës. Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim. Arian Tahiri i ka të gjitha! Si doktor shkence, ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi dhe ndjehem mirë që përgjegjësinë për t’i shërbyer Mitrovicës po ia lë dikujt që e meriton. Ariani e do shumë Mitrovicën. Është i arsimuar, i vendosur dhe shumë i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tonë, ku ai ka lindur, punon e jeton”, shkruan Hamza.

    Ai ka ftuar edhe qytetarët që ta mbështesin Tahirin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!