Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të themelohet Bursa e Kosovës.
Hamza deklaroi se ajo do të shërbejë si platformë e tregut të kapitalit për sektorin privat, që mundëson krijimin e një kanali të ri për mbledhjen e fondeve nga investitorët.
“Bursa, tregu i kapitalit duhet të bëhet me qëllim që ndërmarrjet të jenë të kuotuara në bursë, të kenë mundësinë të bëjnë shitblerjen e aksioneve, që të rritet investimi prej sektorit privat dhe të zgjerohet ekonomia”, tha Hamza në T7.
Ai tha se për themelimin e Bursës së Kosovës do të shfrytëzojë praktikat më të mira ndërkombëtare, duke marrë përkrahje dhe asistencë teknike nga organizatat e huaja, projektet e të cilave fokusohen në zhvillim ekonomik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.