×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Hamza pret në takim diplomatët e lartë norvegjezë: E duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në NATO e BE

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 16:48

    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur sot dy diplomatë të lartë norvegjez, Eirik Nestås Mathisen dhe ambasadorin Haakon Blankenborg.

    Hamza tha se me diplomatët ka biseduar për punën e përbashkët dhe se synimi i tij është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

    “Me dy diplomatët e lartë të Norvegjisë, përfaqësuesin e veçantë për Ballkanin Perëndimor z. Eirik Nestås Mathisen dhe ambasadorin z. Haakon Blankenborg, sot biseduam për punën e përbashkët që na pret. Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne të gjithë e duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO. Ky është interesi i qytetarëve dhe i shtetit të Kosovës.”, ka shkruar ai.

    Ai tha se Kosova ka pasur përkrahjen e Norvegjisë.

    “Për këtë u jemi përherë mirënjohës dhe i gëzohemi mundësisë që ta vazhdojmë bashkëpunimin me miqtë tanë norvegjezë.”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!