Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ndikimin që ka pasur puna në Kombinatin Trepça në jetën e tij.
Hamza tregoi se puna e tij e parë ishte pikërisht në Trepçë, aty ku më herët kishte punuar edhe babai i tij. Gjatë emisionit, ai ndau një moment të rëndësishëm nga jeta e tij profesionale, duke kujtuar për herë të parë kushtet e vështira të punës në shkritore.
“Kur shkova për të vizituar procesin e prodhimit, atëherë pashë për herë të parë vendin ku kishte punuar fillimisht babai im. Ai kishte punuar në shkritore. Xehja dilte në formë të zjarrtë, në temperatura prej mijëra gradësh. Pashë djersën e punëtorëve dhe veshjet e tyre të punës dhe kuptova se babai im më kishte treguar që pikërisht në atë vend të punës, ku shkrihej dhe prodhohej xehja, ai kishte punuar për 12 vjet”, tha Hamza në emisionin ‘Sol’, në KlanKosova.
Ai theksoi se kjo përvojë i dha një mësim të rëndësishëm për sakrificat dhe përkushtimin e nevojshëm për të mbajtur një familje dhe për të arritur qëndrueshmëri.
“E kuptova sa e vështirë ishte puna, sa shumë djersë dhe sakrificë duhej për të krijuar të ardhura, për të zhvilluar familjen dhe për ta mbajtur atë. Aty kuptova se për të arritur diçka në jetë duhet shumë punë dhe sakrificë”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.