Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka udhëtuar drejt Tiranës, dhe është pritur në takim nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e festës së 28 Nëntorit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në Facebook, Hamza ka shkruar se qëndrojnë të bashkuar për të punuar së bashku për të ardhmen.
“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së në fund thotë se kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, më mirë janë shqiptarët kudo që jetojnë.
“Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”, shkruan Hamza.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.