Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli në 4-vjetorin e arrestimit të tyre, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka shkruar se nëntorët e viteve të fundit s’janë më si më parë, pasi sipas tij, ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, po i mungojnë Kosovës dhe familjeve të tyre.
“Nëntorët e viteve të fundit nuk janë si mëparë. Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe gjithë neve. Sot i vizituam familjet e tyre, të cilat janë plot me shpresë, siç jemi edhe ne, që ky proces i stërzgjatur së shpejti do të marrë fund me konfirmimin e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe rikthimin e tyre në mesin tone”, ka shkruar Hamza.
Teksa në përfundim, Hamza ka thënë se sot më shumë se kurrë duhet të qëndrojnë të bashkuar për ta, për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.