×
  • Lajme
  • Lajme / PDK

    Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit rruga e vetme për realizimin e ëndrrës dhe programit të përbashkët

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 10:45

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit, s’janë qëllimi, por rruga e “vetme” për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët të Kosovës.

    Këto deklarata Hamza i ka bërë gjatë një tubimi në Gjilan, derisa ka thënë që kësaj “ëndrre”, do t’i japin jetë më punë të pandalshme, për të gjithë qytetarët e vendit, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Me frymë pozitive e plot entuziazëm ishte mbrëmja e djeshme në Gjilan. Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por rruga e vetme për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët për vendin tonë. Kësaj ëndrre do t’i japim jetë me punë të pandalshme për të mirën e fëmijëve, grave e burrave, të rinjve e të moshuarve. Për të mirën e Kosovës!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!