Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.
Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet nesër në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, ku do të diskutohet në lidhje me zbatimin e aneksit të Marrëveshjes së arritur në Ohër.
Në lidhje me këtë takim, është deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas Stanos, BE është e gatshme që të bëjë trysni mbi palët që të fillohet me procesin e implementimit të ujdisë së Ohrit, për të cilën ranë dakord dy liderët, Kurti dhe Vuçiq.
Ai deklaroi se pikërisht nesër, në takimin Bislimi-Petkoviq, do të diskutohen hapat e parë drejt zbatimit të marrëveshjes.
“Asnjë krizë nuk do të zgjidhet vetëm duke rënë dakord për diçka. Bëhet fjalë për zbatimin dhe Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe i vendosur për të bërë presion për fillimin e zbatimit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe kaq i vendosur për të bërë presion tek të dyja palët për të filluar me seriozitet zbatimin. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë nesër në Bruksel. Hapat e parë në zbatim do të diskutohen dhe kjo është ajo që pret Bashkimi Evropian”, deklaroi Stano.
BE-ja shpreson se ngjarjet në veri nuk do të ndikojnë në takimin Bislimi-Petkoviq