Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se do t’i drejtohen me një letër presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje. Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se ende nuk kanë pranuar ndonjë letër nga Kuvendi sa i përket kësaj çështje.
“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka thënë për Reporteri.net këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina.
PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja kanë votuar sot kundër raportit për verifikimin e mandateve. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë votuar raportin, pasi e vlerësojnë se ai është kundërkushtetues.
Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Vetëvendosje s’ka respektuar rregullin bazik të Kushtetutës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.