×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ njofton se të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 8:03

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, ku sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave janë hapur të gjitha qendrat e votimit.


    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit në të dy këto komuna janë hapur me kohë.

    “Komuna e Podujevës ka 87, 381 votues të regjistruar, kurse numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime.

    Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut janë 23 mijë e 313 votues, të cilët do të mund të votojnë në shtatë qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime”, tha Elezi.

    Elezi kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

    Sipas udhëzimit të miratuar nga KQZ, votuesit duhet të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe të mbulojnë hundën dhe gojën, dhe pas verifikimit me një llambë UV, të dezinfektojnë duart e tyre me alkool.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!