×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë

    Reporteri
    05 Janar 2024 | 18:12

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë zyrtarisht janë hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.

    Aliu tha se ky ishte synim i kamotshëm që shënon një arritje tejet të rëndësishme në fushën diplomatike në mes dy shteteve.

    “Fluturimet në drejtim të perëndimit dhe ato reciproke janë shkurtuar dukshëm, e përveç se po udhëtojmë lirshëm pa viza në zonën shengen, tani qytetarët tanë po përfitojnë substancialisht edhe nga optimizimi i kohës në udhëtime”, ka shkruar Aliu.

    Korridori ajror me Shqipërinë pritet që të shkurtoj kohën e fluturimeve deri në 20 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!