×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapësira ajrore u mbyll për disa orë shkaku i një defekti në IT, rifillojnë fluturimet për në Zvicër

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 12:11

    Hapësira ajrore zvicerane ka qenë e mbyllur që nga mëngjesi në të gjitha aeroportet e Zvicrës, mirëpo me intervenimin e shpejtë, ato kanë rifilluar.

    Fluturimi i parë nga Cyrihu tashmë është nisur drejt Prishtinës, ndërkohë që edhe fluturimet nga Prishtina për në Cyrih priten shpejt të rifillojnë.

    Albinfo raporton se arsyet ishin problemet e IT në kontrollin e trafikut ajror Skyguide.

    Sipas kontrollit zviceran të trafikut ajror, të gjitha fluturimet janë gati të realizohen.

    Skyguide shpreh keqardhje për incidentin dhe pasojat për klientët, partnerët dhe pasagjerët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!