×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet afati, UP çel dyert për studentët e rinj

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 22:17

    Këshilli i Studentëve të UP-së ka bërë të ditur se është hapur afati për pranimin e studentëve të rinj në fakultete.


    Afati do të hapet të hënën më datë 21.09.2020 dhe do të mbyllet më 30.09.2020 në ora 16:00.

    Pranimi i dokumenteve do të bëhet nga ora 10:00 deri në ora 16:00 çdo ditë pune.

    Kandidatët me rastin e aplikimit duhet t’i kenë këto dokumente:

    a) Ekstraktin e lindjes (origjinal) jo më i vjetër se 6 muaj,

    b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë),

    c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikatë),

    d) Kopjen e letërnjoftimit,

    e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) për konkurrim online përmes internetit është: http://apliko.uni-pr.edu

    f) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,

    g) Dëshminë mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit-Lista e institucioneve parauniversitare të licencuara në vend, sigurohet në MASH nga Administrata Qendrore e UP-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!