×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 12:12

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm.

    Murati ka thënë se të drejtë aplikimi kanë të gjitha familjet rezidente në Kosovë, dhe që plotësojnë këto kushte:

    – Kanë të ardhura* mesatare mujore prej më pak se 150 euro për anëtar. Pra një familje 4 anëtarëshe duhet të ketë më pak se 600 euro të ardhura mujore, dhe

    – Kanë në pronësi më pak se 100,000 euro vlerë të paluajtshmërive.

    Murati ka dhënë një sqarim për të ardhurat mesatare mujore.

    “* në llogaritjen e të ardhurave nuk përfshihen të ardhurat nga pensioni për aftësitë e kufizuara (verbër, para/tetraplegjikë), pensioni për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës, pensioni për viktimat civile të luftës, pensioni për invaliditet në punë, dhe të ardhurat nga skema e asistencës sociale.”

    Ai ka thënë se familjet që kualifikohen do të subvencionohen direkt në faturë gjatë 6 mujave të dimrit dhe lartësia e subvencionit do të varet nga numri i anëtarëve dhe niveli i të ardhurave mesatare të familjes por nuk mund të kalojë 50 euro në muaj,

    “Për familjet që kualifikohen, subvencioni do të paguhet direkt në faturë, përgjatë 6 muajve të stinës së dimrit, pra për periudhën tetor 2024 deri mars 2025. Lartësia e subvencionit do të varet nga numri i anëtarëve dhe niveli i të ardhurave mesatare të familjes, por nuk mund të tejkalojë 50 euro në muaj.”

    “Aplikimi mund të bëhet në eKosova, tek shërbimi “Grante dhe subvencione”, dhe do të jetë i hapur në vazhdimësi përgjatë programit. Në mënyrë që të përfitoni që nga muaji i parë, duhet të aplikoni më së largu deri më 31 tetor. Aplikimet që bëhen pas fundit të muajit, mund të përfitojnë vetëm nga muaji pasues e tutje.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!