×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet “burgu i ideve” në Prishtinë

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 10:49

    Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur moment të veçantë hapjen për vizita të burgut në Prishtinë.


    Ai ka thënë se me të drejtë është quajtur “burg i ideve” sepse aty kanë nisur idetë për lëvizjet e rezistencës së Kosovës.

    “Është ndjenjë e veçantë dhe e përjeton kur hyn nga një çeli në tjetrën. Ky është burgu i ideve. Le të jetë kjo një qendër që të gjithë qytetarët e Kosovës ta përjetojnë atë që kanë kaluar njerëzit gjatë kohës sa ishin të burgosur”, ka thënë ai.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se të burgosurit e këtij burgu në periudha të ndryshme, janë bazament i rezistencës.

    Ajo ka thënë se përmes pllakave të vendosura në brendësi të burgut, historitë janë ndarë në disa periudha të ndryshme të të burgosurve.

    “Ne e kemi paraparë që për këtë ditë ta ofrojmë për vizitorët ta hapim. Burgu është ndërtuar në vitin 1945 në kohën e Rankoviqit, është ndërtuar nga të burgosurit politikë. Kjo tregon për historinë e popullit tonë sa kemi qenë të fortë. Çka është specifike, burgu është i ndërtuar në formën harkore, sepse ka qenë urdhër Aleksandër Rankoviqit që me qenë bashkë me hetuesinë apo UDB-në. Kemi këtu individë që me vjet kanë qëndruar në çeli. Kjo do të jetë pjesë integrale e historisë tonë”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!