Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka hapur ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, kushtuar 1133 fëmijëve të vrarë, 109 prej tyre të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë.
Në këtë ekspozitë u prezantuan gjëra nga më të ndryshmet, të cilat iu takonin fëmijëve që ishin vrarë gjatë luftës.
Prezent këtu ishin familjarë të viktimave, zyrtarë institucional e përfaqësues misionesh ndërkombëtare, derisa e njëjta e hapur do të jetë për vizitor edhe për së paku një vit.
Mejreme Kelmendi që ju vranë dy fëmijë, njëri 12 vjeç dhe tjetri 10 vjeç si dhe burri kërkon që institucionet të bëjnë diç.
“S’di qysh ka pas zemër me gju ne ta, por serbi nuk ka kqyre, por serbi nuk ka kqyr veç a është shqiptar. Por duhet me kqyrë këta qeveritarët me ba diçka”, ka thënë Mejremja për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Kurse Imer Deliu, që ka humbur tre fëmijë gjatë luftës, djalin 10 vjeçar, vajzën 4 vjeçare dhe një fëmijë 6 javëshe ka deklaruar se në ekspozitë ka sjell disa sende të djalit 10 vjeçar.
“Kam pru sajën e djalit që e ka shfrytëzu, dhe një terfurk, kur na ka ardh pas në punët e bujqësisë ja kam maru enkas një terfurk të vogël për fëmijë”, ka treguar ai. /Reporteri.net/.