Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se kjo ministri ka shpallur konkursin e brendshëm për t’u zgjedhur diplomat në njërën nga misionet diplomatike të Kosovës.
Në një njoftim në rrjete sociale, Ahmeti ka thënë se ky lloj konkursi do të shpallet për herë të parë që nga themelimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.Ai shton se ka kaluar koha kur diplomatët zgjidheshin në tavolina të ministrave dhe pa konkurs.
Shkrimi i plotë i Kreshnik Ahmeti:
Për herë të parë që nga themelimi i MPJ-së, sot është shpallur konkursi i brendshëm ku diplomatët tanë mund të kandidojnë për t’u dërguar në njërën nga misionet diplomatike të Republikës sonë.Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Më nuk ka dërgime në misione e gradime të diplomatëve të cilat bëhen me arbitraritet e në tavolinë të Ministrit. Tash e tutje do të ketë procedura transparente, me kritere objektive dhe rezultate të drejta dhe meritore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.