Sistemi prokurorial i Kosovës ka njoftuar se është hapur konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.
Përmes një njoftimi në Facebook, kanë theksuar se për emërimin e Kryeprokurorit të Apelit kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë disa kritere.
Tutje, thuhet se duhet të jetë prokuror me mandat të përhershëm si dhe të mos ketë të shqiptuara sanksione disiplinore.
Në njoftim janë dhënë detaje edhe dokumentet që duhet të dorëzojë prokurori në fjalë dhe se afati për dorëzimin e tyre është deri më 8 nëntor 2024.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.