×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Hapet Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar i Kosovës

    Reporteri
    19 Qershor 2024 | 19:40
    Foto: Arben Hoti, Radio Evropa e Lirë

    Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar i Kosovës (OPKK) është hapur të mërkurën, më 19 qershor, në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes. Ai do të jetë i qasshëm për publikun nga 20 qershori, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Organizata Astronomy Outreach of Kosovo (AOK) shpreson që kjo do të nisë një “epokë të re të integrimit, hulumtimit dhe kërkimit shkencor për popullin e Kosovës”.

    Më 20 qershor, në këtë observator janë planifikuar aktivitete të shumta, si vrojtimi i diellit me teleskop, punëtori për operimin e teleskopit, shfaqje shkencore në planetarium dhe vrojtim i qiellit gjatë natës.

    Ndërtimi i Observatorit është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe komuna e Shtimës në vlerë prej 310.000 eurosh.

    Sipas postimeve në rrjete sociale të AOK-ut, teleskopi kryesor dhe pajisjet e tjera që do të përdoren në Observator, janë dhuruar nga një kompani amerikane e teleskopëve, Celestron, dhe donatorë të tjerë kryesisht amerikanë.Në vitin 2015, AOK-un e kishte themeluar Pranvera Hyseni, e cila për momentin po kryen studimet e doktoraturës në Universitetin e Kalifornisë për shkencat planetare.

    Foto: Arben Hoti, Radio Evropa e Lirë
    Foto: Arben Hoti, Radio Evropa e Lirë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!