×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapin lokalin e lojërave të fatit, policia arreston pesë persona

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 14:27

    Institucionet e vendit, pas vendimit të Kuvendit, e më pas edhe të Qeverisë, kanë mbyllur të gjitha lojërat e fatit në Kosovë, por ka pasur të tillë që nuk i janë bindur këtij vendimi dhe kanë filluar të ushtrojë këtë veprimtari. Policia në një rast ka intervenuar duke arrestuar pesë persona.


    Në një njoftim të policisë bëhet e ditur se të enjten njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka pranuar informatën se një lokal i lojërave të fatit është duke ushtruar veprimtarinë e saj edhe përkundër faktit së ishte mbyllur ditë më parë.

    Si rezultat i operacionit policor të realizuar ditë më parë, lokali i lartëcekur i cili ndodhet afër rrethit të QMI-së, saktësisht tek udhëkryqi Prishtinë – Ferizaj – Lipjan ishte mbyllur nga zyrtarët e ATK-së.

    Policia përmes një komunikate ka njoftuar se me rastin e pranimit të informatave se i njëjti lokal i lojërave të fatit përsëri është duke zhvilluar veprimtarinë e saj, në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policor të rendit publik dhe të drejtorisë kompetente, të cilët kanë bërë arrestimin e (5) personave, prej tyre (1) punëtor dhe (4) persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e lojërave të fatit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!