×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapjen e 92 vendeve të punës nga Qeveria, deputeti i LDK-së e quan zhvatje të buxhetit

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 23:16

    Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport që është në kuadër të Qeverisë së Kosovës për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre; ka shpallur konkurs për 92 persona, për pozitën ekspert të Jashtëm.


    Ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i cili e quan një zhvatje të radhës të parasë parasë publike.

    “Vazhdon absurdi e zhvatja e paparë e buxhetit të Kosovës. Veq këtë javë 92 ekspertë të ashtuquajtur arsimor do punësohen në Kryeministri. Dhe atë ekspert arsimor në zyren e koordinatorit për kulturë!!!. Derisa qe 20 vite ekziston Ministria e Arsimit në Kosovën e pasluftës, derisa me dekada ekzistojnë institute, e kemi Akademi të Shkencave, drejtorate etj, e të kërkohen mbi 92 ekspertë ku në leximin e përshkrimin e detyrave absurde nuk di a duhet të qeshim a të qajmë. Nuk di pse s’po e mbyllin Ministrinë e Arsimit e këta 92 ekspertë me libreza partiake ti sistemojmë disi”, ka shkruar Avdyli në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!