×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: 200 persona nga Kosova të vrarë në Siri e Irak palidhje, s’e kanë ditur për çka po luftojnë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 19:33

    Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka mohuar që të jetë kundër komunitetit mysliman. Ai në një intervistë ka sqaruar se ka qenë kundër shkuarjes së shqiptarëve për të luftuar në Siri e Irak, meqë ish-komandanti i UÇK-së thotë se shqiptarët që kanë shkuar në Lindjen e Mesme s’kanë ditur se për kënd po luftojnë dhe janë vrarë për asgjë.


    “Ajo që kam shpreh kundërshtim, ka qenë që në emër të fesë me marrë të rinj e të reja për me dërgu në luftëra të huja. Gjë që edhe ndodhi fatkeqësisht më vonë. Unë e kam marrë këtë guxim në dëm timin në dëm të Aleancës, sepse e kam ditur që do të më anatemojnë. I kemi gati 200 të vrarë në Siri e Irak palidhje, gjynah. Nuk dihet as për kënd luftuar as për çfarë”, ka thënë Haradinaj.

    I pyetur nëse është kundër komunitetit mysliman, Haradinaj ka thënë se i respekton të gjitha besimet e kombit shqiptarë dhe të gjithë besimtarët.

    “I respektoj besimet e kombit tim. I respektojë besimtarët. Kurrë në jetën time s’kam shpreh mos respekt për besimin për besimtarët”, ka thënë Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!