×
  • Lajme
  • Lajme / Rikujtim

    Haradinaj: Agimi nderoi Kosovën e mbarë kombin

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 9:45

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani ka thënë se ai ka qenë luftëtar i vërtetë.

    “Ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta. Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun”, ka shkruar Haradinaj.

    Tutje Haradinaj ka shkruar se “shumë luftëtarë ranë në fushën e nderit nën emrin e brigadës që barti emrin e tij e shumë të tjerë i lanë gjymtyrët në kufirin shqiptaro-shqiptar”.

    “Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

    Pamje kur Agim Ramadani me shokë thyejnë kufirin me Shqipërinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!