Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për mosarritjen e koalicionit qeverisës mes VV-së e LDK-së, ka thënë se Albin Kurtit i bie përgjegjësia me kriju qeverinë e re.
“Kurtit i bie përgjegjësia për ta krijuar qeverinë. Ka bërë gabime në veprime, z. Kurti ekziston, e njoh Albinin, por është masthrim, nuk ka politikan Albin Kurti që e ka qëllim qeverisjen, ky është person kauzë, e ka qëllim mbetjen në kauzë, dhe e zgjeron në rajon. Nuk ekziston Albin Kurti pushtetar”, ka deklaruar ai në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai ka kritikuar vizitat e Kurtit të bërë në shtete të ndryshme, duke thënë se në vend që të rrijë në vend e të bisedojë për formimin e qeverisë ka ikur.
“Z. Kurti nuk mundet me ik vazhdimisht, duhet ta përgatitë një ofertë reale me LDK-në, me zor s’mundet me marrë askund. z. Kurti duhet të krijojë qeverinë, jo të endet poshtë e lartë”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.