Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se nëse VV ka konstituar Kuvendin e Kosovës pa marrëveshje me LDK-në, e ka future vendin në rrugë qorre.
“Nëse Kuvendi ka hyrë pa marrëveshje, vendi ka hyrë në rrugë qorre. Nëse VV e ka vlerësuar mos me shku me marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, dhe ka vepruar në vete, i bie që e ka prish një marrëveshje me LDK për ta formuar qeverinë, që i bie që ka hy në rrugë të gabuar”, ka deklaruar Haradinaj në RTK, shkruan Reporteri.net.
Duke folur për krijimin e qeverisë, Haradinaj ka deklaruar se është Kurti që e di çfarë do të ndodhë.
“I vetmi njeri që e di çka mund të ndodhë me institucionet është Kurti”, ka deklaruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së më tej ka shtuar se kreu i VV-së nuk është i interesuar të bëjë qeverinë.
“Kurti nuk po do me bo qeverinë. Ai po shihet se po do diçka tjetër”, ka thënë Haradinaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.