Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti ka bërë gabime gjatë qeverisjes së tij 52 ditore.
“Shihni menaxhimi i situatës me Contour Global. Contour Global dështoi të investojë dhe sot ka mundur të jetë i paditur nga Kosova nëse do të kishim dashur ne. Me dy-tri veprime të caktuara nga Kurti, kjo kompani u pajis me mundësinë që të na padisë neve tash. Qeverisja është shkencë, menaxhim. Albini e di që ka lexua shumë libra ideologjikë, por është mirë që tash t’i lë ato libra dhe të lexoj libra të menaxhimit. Menaxhimi është shkencë tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haradinaj thotë se edhe sot Vetëvendosje nuk ka përgatitje të mjaftueshme për menaxhimin e situatave.
“Edhe sot Vetëvendosje e ka ruajtur kursin e vet opozitarë. Pritjet që kjo Vetëvendosje ka ndërtuar te populli janë një mashtrim”.
I pari i AAK-së thotë se Kurti nuk mund t’i realizojë premtimet që i ka dhënë te të rinjtë e Kosovës.
“Premtimet populiste është shumë e vështirë të kthehen në veprime qeverisëse”.
Haradinaj thotë se ka shpërputhje të madhe mes asaj që premton Vetëvendosje dhe asaj që mund të realizohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.