×
  • Lajme
  • Lajme / AAK

    Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zhvillimin ekonomik

    Reporteri
    02 Nëntor 2024 | 16:55
    Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO. 

    “Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO përmes Planit Aksional nuk është vetëm çështje sigurie, por edhe një shtysë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë,” deklaroi Haradinaj në Pejë, duke nënvizuar angazhimin e tij në këtë drejtim.

    Gjatë kësaj jave Ramush Haradinaj ka prezantuar vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e vënë theksin në anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO.

    Ish-kryeministri thekson se plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n shërben si bazë për këtë iniciativë.

    “Anëtarësimi në NATO do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se kjo do të garantojë zhvillim ekonomik dhe do të inkurajojë investimet. Sipas tij, plani i ri për anëtarësim përfshin tri aspekte kryesore: politik, ushtarak dhe ekonomik.

    Në aspektin politik, Haradinaj thekson rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me institucionet euroatlantike dhe konsolidimin e demokracisë. Në planin ushtarak, ai parasheh ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse vendore. Ekonomikisht, kryetari i AAK-së propozon aktivizimin e resurseve të Kosovës për partneritet me vendet e Aleancës. “Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë,” shtoi ai.

    Haradinaj paraqet një plan për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Përgjigje për zhvillimin e përgjithshëm të vendit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!