×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj ankohet te Trump: Vuçiq e shkeli marrëveshjen e Washingtonit

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 16:26

    Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, në Twitter, duke e përmendur profilin zyrtar të presidentit Trump, është ankuar se Serbia po e shkel marrëveshjen e Washingtonit dhe se shtetit serb nuk i zihet besë.


    Haradinaj thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuciq, po e shkel marrëveshjen e nënshkruar në Washington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

    “Kosova po i përcjell me shqetësim veprimet destruktive të Vuciqit, që e po e shkel pikën 15 të marrëveshjes së Washingtonit, të vëzhguar nga Presdenti i SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj.

    Ministrja e Jashtme thotë se Vuciq ka shkelur pikën e marrëveshjes, ku është zotuar se do të ndalë fushatën kundër Kosovës, pasi ai e falënderoi diplomatin palestinez në Beograd për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Sot ai [Vuciqi] falënderoi ambasadorin palestinez, Nabhan, për qëndrimin parimor në mosnjohjen e Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia mbetet partner që s’i zihet besë”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!