×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Anton Berisha dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese

    Reporteri
    02 Janar 2025 | 17:53

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-diplomatit, Anton Berisha.

    Haradinaj ka shkruar në Facebook se Anton Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në proceset ndërkombëtare.

    “Thellësisht i prekur nga vdekja e papritur e ambasadorit dhe ish-zv. ministrit të Punëve të Jashtme, kolegut shumëvjeçar, Anton Berisha. Antoni dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Ndaj dhimbjen me familjen Berisha, kolegët dhe miqtë!
    Antoni, u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!