×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Anton Çetta shkëputi shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 10:58

    Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka përkujtuar pajtuesin e gjaqeve Anton Çettën në 24 vjetorin e vdekjes së tij.


    Haradinaj ka shkruar se angazhimi i Anton Çettës do të jetë frymëzues për brezat.

    “Iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi. Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij. Angazhimi i tij me peshë historike do të jetë frymëzues për brezat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!