×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Autostradën e Dukagjinit nuk ka kush që e ndalë, heqja e taksës do të ishte tragjedi

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 8:39

    Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për disa çështjet aktuale të krijuara pas zgjedhjeve parlamentare.


    Haradinaj ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet pasi sipas tij VV e LDK “vijnë e shkojnë”.

    “Autostrada do të bëhet në kohën e duhur. Projektet vitale nuk ka kush i ndal”.

    Duke folur për dështimin në testin e PISA-s, Haradinaj ka thënë se faji është i akumuluar ndër vite por sipas tij edhe SBASHK-u ka një përgjegjësi.

    Ai ka thënë se në të ardhmen prindërit duhet të organizohen dhe mos ta lenë mësimin e fëmijëve të tyre vetëm në dorë të sindikatave.

    Kryeministri në detyrë ka thënë se rishikimi i demarkacionit është mundësi reale por sipas tij liderët e Malit të Zi nuk duan shumë reklamë pasi kanë një opozitë pro-serbe.

    Kryetari i AAK-së, ka thënë se nëse Vetëvendosje dhe LDK e largojnë taksën ndaj Serbisë do të bënin një gabim të madh.

    “Bëjnë një rast tragjik. E shkatërrojnë vetën në politikë por edhe Kosovën e dëmtojnë pasi nuk kanë më karta”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!