Kryeministri Ramush Haradinaj ka befasuar sërish me paraqitjen, pasi kësaj radhe vendosi ta sfidoi veten në Xhudo kundër numrit 1 në botë.
Haradinaj gjatë një vizite në klubin pejan të Xhudos, është ndeshur me Majlindën miqësisht, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se financimi i palestrës është një përkrahje modeste krahasuar me arritjet e klubit të Majlindës.
“Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilen pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu””, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, Haradinaj para disa ditësh e sfidoi veten edhe në ujin e ftohtë, pasi u la në një pellg malor ndërkohë që bora shihej afër./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.