×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj bëhet i “gjallë” për Çakorrin: Tregon kur do bëhet rishikimi i Demarkacionit me Malin e Zi

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 20:58

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Komisionet ndërshtetërore së shpejti takohen për rishikimin e demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.


    Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se për çështjen e rishikimit të Marrëveshjes për demarkacimin e kufirit me Malin e Zi, në raste të shumta, në mirëbesim të plotë, ka biseduar me homologun tim malazez, Dusko Markovic.

    “Kosova dhe Mali i Zi janë gati të formojnë komisionet për rishikimin e demarkimit të kufirit më drejtim të Kullës dhe Çakorrit”, thotë Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri më tej thotë se së shpejti do të hapet një pikë kufitare në Çakorr dhe Kullë.

    “Edhe gjatë Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan, me kryeministrin e Malit të Zi rikonfirmuam dakordimin që komisionet të fillojnë punën në afat optimal dhe që së shpejti të hapet një pikë kufitare në Çakorr dhe Kullë. E falënderoj homologun tim, Dusko Markovic, për qasjen konstruktive dhe vullnetin për fuqizimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”, shkruan Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!