×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj beson se Banka Botërore nuk po e thotë të vërtetën

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 15:01

    Kryeministri Ramush Haradinaj i konsideron si të paqëndrueshme të dhënat e raportit të Bankës Botërore, ku thuhet se Kosova ka humbur vende pune.


    Sipas tij, shifrat e institucionit më kredibil për matje të tilla, nuk qëndrojnë pasi beson se vende të punës veçse janë krijuar në vazhdimësi, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk qëndrojnë këto shifra, në kontekstin si i nxjerrni ju, ka rritje të vendeve të punës, nuk është rritja që kemi qejf por ka rritje, ka thënë Haradinaj.

    E se Kosova ka humbur vende pune, e tha edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Madje, sipas tij, janë rreth 17 mijë vende pune më pak në Kosovë.

    “Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës”, ka thënë Mustafa.

    Sidoqoftë, shifrat që për Haradinajn janë të paqëndrueshme, i paraqiti sot drejtori i Bankës Botërore në Prishtinë, Marco Mantovanelli.

    “Krijimi vendeve të punës është zvogëluar, është ngadalësuar në krejt rajonin, por gjithashtu edhe në Kosovë, dhe më pak vende të punës janë duke u krijuar, sepse prodhimi nuk po krijon vend të reja pune. Në veçanti në Kosovë kemi nevojë për rritje ekonomike me krijim të vendeve të reja të punës”, ka thënë ai.

    Ndryshe, Kosova vazhdon të qëndrojnë në vendin e parë me shkallën e papunësisë, ku me matjet e fundit thuhet se janë mbi 30% kosovarë që nuk gjejnë punë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!