×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Dërgimi i FSK-së në mision paqeruajtës, jetësim i punës që kemi bërë në vazhdimësi si Kosovë

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 20:18

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dërgimin e kontingjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Iowa për mision paqeruajtës, e quan jetësim të punës së vazhdueshme dhe strategjike që është bërë në vazhdimësi si Kosovë, për të vendosur partneritet dhe aleancë të përjetshme me ShBA-të.


    “Ushtria e Kosovës u bë me bekimin e Gjeneralit Mattis dhe sot Kuvendi i Kosovës mori vendim historik, për t’i dhënë drejtim synimit tonë, për një ushtri që do të sigurojë paqen në vend dhe në botë”, ka reaguar Haradinaj.

    Ja postimi i plotë i Haradinajt:

    Dërgimi i kontingjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ioëa për mision paqeruajtës, është jetësim i punës së vazhdueshme dhe strategjike që kemi bërë në vazhdimësi si Kosovë, për të vendosur partneritet dhe aleancë të përjetshme me ShBA-të.

    Ushtria e Kosovës u bë me bekimin e Gjeneralit Mattis dhe sot Kuvendi i Kosovës mori vendim historik, për t’i dhënë drejtim synimit tonë, për një ushtri që do të sigurojë paqen në vend dhe në botë!

    Gëzuar Kosovë!

    Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!

    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!