Sot janë bërë 29 vjet që kur u miratua Deklarata Kushtetuese e pavarësisë së Kosovës që njihet si 2 Korriku.
Këtë Deklaratë e miratuan delegatët e atëhershëm duke e shpallur Kosovën njësi të veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave, njofton Klan Kosova.
Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kjo deklaratë ka qenë pikënisje e shtetësisë së Kosovës.
“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës. Kjo ditë, që i dha kahje të re përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.