Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka qujatur “rrena të kulluara elektorale” deklaratat e Qeverisë së Kosovës se do t’i kursejë buxhetit 150 milionë euro nga projekti për Autostradën e Dukagjinit, përcjell Reporteri.net.
“Deklaratat bombastike të Qeverisë sikur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, qeveria po ia kursejka buxhetit të Kosovës 150 milionë euro, janë rrenë e kulluar elektorale”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Haradinaj shkruan se me projektin e Autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita.
“Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi. Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur!”, përfundoi Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.