Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot është paraqitur në gjykatë si dëshmitar në rastin e Veteranëve.
“Sot me ftesë të Gjykatës u paraqita si dëshmitar në rastin e Veteranëve. U përgjigja pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai tutje ka thënë se respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin tonë të drejtësisë.
Pas Haradinajt, pritet të dëshmojnë edhe dy hetues të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit hetues në këtë rast
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.