Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e djeshëm terrorist në Turqi, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky akt që ka goditur njerëz të pafajshëm dhe ka cenuar sigurinë e një vendi të tërë, është një sulm kundër paqes dhe stabilitetit.
“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i rëndë që meriton dënim të ashpër. Ky sulm barbar, që godet njerëz të pafajshëm dhe cenon sigurinë e një vendi të tërë, është një sulm kundër paqes dhe stabilitetit. Qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet për një botë më të sigurt dhe më të drejtë, ku dhuna dhe terrori nuk kanë vend”, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu, Haradinaj ka thënë se në këto momente të vështira, Kosova është pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë, duke shprehur ngushëllime të thella për familjet e viktimave.
Nga ky sulm kanë mbetur të paktën pesë persona të vrarë dhe 22 të plagosur.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.