Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.
Këtë medalje, Haradinaj ia dhuroi Don Viktor Sopit për veprën e tij fisnike dhe të organizatës CARITAS Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjerash CARITAS Kosova ka qenë një organizatë e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshem humanitar në ndihmë dhe përkrahje të qytetarëve në nevojë.
“Sot, pata nderin të pres në takim dhe t’i ndajë Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Don Viktor Sopit, për të shprehur mirënjohjen time dhe të Qeverisë së vendit për veprën fisnike të tij dhe organizatës CARITAS Kosova, që ai e drejton. CARITAS Kosova, si organizatë plotësuese e sistemit tonë të mbrojtjes sociale, përpos që ndër vite ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm humanitar në ndihmë dhe përkrahje qytetarëve në nevojë, duke fuqizuar lidhjet tona me Perëndimin, ka ndikuar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të gjenezës sonë kombëtare”, shkruan Haradinaj tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.