Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani.
Haradinaj në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, është mirëpritur në familjen Balaj, familje e suksesshme afariste në Gjermani.
“Në ndërmarrjen e familjes Balaj, pashë shembullin e përkushtimit dhe punës së palodhur që ka krijuar dhjetëra vende pune për bashkëqytetarët tanë. Kjo është dëshmia e qartë se si vullneti dhe përkushtimi shndërrohen në sukses të prekshëm”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se diaspora jonë meriton mbështetje të plotë institucionale për ta sjellë përvojen dhe investimet e tyre në Kosovë.
“Mërgata jonë është thesar i talentit dhe ndërmarrësisë. Në çdo cep të botës, bashkëkombësit tanë po dëshmojnë aftësitë e jashtëzakonshme, duke ngritur biznese të suksesshme dhe duke hapur vende pune. Këta njerëz meritojnë mbështetjen e plotë institucionale për të sjellë përvojën dhe investimet e tyre në Kosovë”, është shprehur Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.