×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Do ta bëj sheshin e yjeve në Prishtinë si në Los Angeles, duke filluar nga Dua Lipa

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 22:56

    Kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj, ka një ide ndryshe për sheshin më të frekuentuar të Prishtinës.


    Në fakt ideja vjen nga Los Angeles nga blloqet e bulevardit ku zë vend “Hollywood Walk of Fame” me më shumë se 2690 të famshëm, njofton Klan Kosova.

    Por, në rast se vjen në pushtet Haradinaj, sheshi i Prishtinës do të ketë disa emra me famë ndërkombëtare e disa të tjerë vendorë.

    “Këtë shesh [Ibrahim Rugova] e kam quajtur “Sheshi i Yjeve” që të paktën krejt yjet e sportit dhe të kulturës do ta kenë vendin e vet në këtë plato, prej këtu e deri te Grandi. Do ta kenë emrin prej Dua Lipës, Rita Orës, Nexhmije Pagarushës dhe të artistëve të tjerë që i kanë bërë nder kombit tonë. Sikurse në Los Angeles. Nuk është kosto, por është një kulturë që ne i vlerësojmë artistët dhe krijuesit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare”.

    Haradinaj ka thënë se pikërisht në këtë shesh e kanë vendin edhe tri medalistet e xhudos të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!