Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe Kosova do të shkojë rrugës nga po shkon e gjithë bota. Pra rrugës për energji të ripërtëritshme.
Sipas tij, pas Kamenicës e cila prodhon 32 Megavat energji nga rryma, kjo gjë do të bëhet e mundur edhe për Mitrovicën.
“Kosova e hapur për investitorë të mëdhenj. Trendet globale për energji të ripërtëritshme, tashmë realitet edhe në Kosovë. Kamenica tashmë e ka realitet prodhimin e energjisë nga era e së shpejti edhe Mitrovica. 32 Megavat energji, Kosovës dhe rajonit i vijnë nga kodrat e Kamenicës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Për këto zotime, ai ka thënë se sot do të flasë me qytetarët e Kamenicës dhe Vitisë.
“Zotimet e mia për mbështetje bizneseve, hapje ndaj investitorëve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së ripërtëritshme, do t’i ndaj sot bashkë me qytetarët Kamenicës dhe Vitisë. Shihemi në Viti dhe Kamenicë”, ka shkruar në fund Haradinaj në një njoftim në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.