×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Do të vazhdojmë përkrahjen për të prekurit nga tërmeti edhe pas kthimit në Shqipëri

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 15:23

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për qytetarët e Shqipërisë të cilët u strehuan në Kosovë pas tërmetit të 26 nëntorit.


    Ai tha se nga Policia janë identifikuar mbi 1300 persona të zhvendosur nga Shqipëria, ku sipas tij, shumica prej tyre është vendosur nëpër familje, ndërkaq pjesa më e madhe në Prizren.

    Haradinaj tutje ka premtuar ndihmë edhe pas kthimit në Shqipëri për personat e prekur nga tërmeti.

    “Nga Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ janë kthyer të gjithë, nga parku ku ishin rreth 600 tani kanë mbetur 270, ndërkaq 80 prej tyre janë kthyer sot. Kthimi është vullnetar. Ka qytetarë që duan me u kthy por hasin në vështirësi për sigurim të transportit”, ka thënë ai.

    Haradinaj tutje ka shtuar se do t’iu drejtohet kryetarëve të komunave për t’iu kërkuar ndihmë në sigurimin e transportit për qytetarët të cilët dëshirojnë të kthehen prapa në Shqipëri.

    “Kam vendos me iu shkru një letër kryetarëve të komunave që me vu në dispozicion një numër të telefonit edhe me siguru transport. Nëse nuk arrijnë si komunë me siguru transport ne do iu japim përkrahje. Ne nuk do të heqim dorë nga detyra jonë në përkrahje të atyre që janë prek nga tërmeti edhe pas kthimit do i përkrahim”, ka thënë ai,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!